Medialb.com  
Speciale: Pierre Chanlaine, 1928: Përse e duan shqiptarët Zogun e parë 19/08/2010
Kur unë luftoja dikur në Shqipëri, ai ishte vendi më i prapambetur që ekzistonte. Por gjithashtu një vend i bukur, ku përrenjtë derdheshin gëzueshëm prej maleve gjigante, - një vend simpatik. Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithherë gjuhën e tyre kundër shtypjes greke ose turke. Shqiptari është i drejtë; ai çmon nderin më shumë se çdo gjë. Ai është ushtar i mrekullueshëm e me traditë. Të parët e tij kanë luftuar në Fornoue (Fornovo, burg në Itali pranë Taros në rrjedhën e lumit Po - shën. i përkth.) në gjirin e ushtrisë së Henrikut III, të Maksimilianit, të Françeskut I. Ai është i matur. Ai është trim. Si mund të mos e duash me gjithë shpirt?

Po, por përpara Ahmet Zogut, duhet ta themi troç se vendi nuk ishte shumë i sigurt. Ky vend i vogël ishte molepsur prej mikrobeve - komitët - të cilët po e shkatërronin. Nuk kishte një pushtet qendror. E nëse rastësisht Fuqitë e mëdha do të tentonin të vendosnin një të atillë (pushtet) askush nuk do t'i bindej.

Anarkia po bënte kërdinë dhe - me gjithë simpatinë që shqiptarët kishin ditur të nxisnin dhe pavarësisht protestave të tyre të zjarrta e të ligjshme - po kërkohej që, nëse do të ishte e detyrueshme, të bëhej copëtimi i shqiptarëve ndërmjet Greqisë dhe Jugosllavisë.

Por erdhi Ahmet Zogu. Dhe vendi u transformua.
Në fillim ai vendosi një Kushtetutë. Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votime të përgjithshme; Senati, në të cilin një të katërtën e zgjidhte Presidenti, ndërsa pjesa tjetër zgjidhej njëlloj si deputetët.
Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë edhe kryetar i Këshillit të ministrave; njëlloj si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai krijon qeverinë dhe përgjigjet para Dhomës së deputetëve.

I mveshur me funksionet e tij dhe i merakosur për detyrën, Ahmet Zogu punonte. Ai ndërtoi rrugën Durrës - Tiranë, Elbasan - Korçë, Tiranë - Shkodër, në këtë të fundit është ndërtuar ura e mrekullueshme e Matit. Shoqëria franceze e "Fives Lille" ka ndërtuar dy prej këtyre veprave gati artistike në rrugën Tiranë-Durrës, me të cilat ajo ka të drejtë të krenohet.
Këtyre rrugëve u shtohet edhe ajo nga Tirana në Berat, e ndërtuar së fundi, ajo nga Saranda në Bresnitza (Sarandë - Selanik) e cila ka qenë meremetuar gjatë luftës e që tani është kthyer në gjendje të mirë. Ahmet Zogu ka urdhëruar që nëpër këto rrugë të vendoset një shërbim i rregullt autotransporti. Por meqenëse lidhjet janë të ngadalta, pavarësisht përpjekjeve të bëra, ai ka ngritur tri linja avionësh: Tiranë, Vlorë, Korçë; Tiranë - Shkodër, Brindizi - Vlorë.

Dhe menjëherë, ja që vendi ka gjetur qetësi. Ahmet Zogu i siguron atij mjetet për të zhvilluar tregtinë. Ai ka rregulluar portin e Durrësit. Eshtë ngritur një shoqëri shqiptare për të prodhuar energji hidroelektrike të nevojshme për qytetin. Për herë të parë në këtë vend është ndërtuar një hekurudhë ndërmjet Tiranës dhe Durrësit; ajo është zgjatur tashmë drejt portit të Vlorës.

Dhe më tej, Presidenti ka vënë nën shfrytëzim në mënyrë të llogaritur, - më në fund, - pasuritë nëntokësore: bakrin e krahinës së Pukës, naftën e Elbasanit dhe të Vlorës, ku katër shoqëri - një franceze, një italiane, një angleze dhe një amerikane - bëjnë nxjerrjen e naftës. Ka filluar peshkimi dhe një shoqëri franceze e ka marrë me qira gjirin e Vlorës; peshkohet trofta e famshme në liqenin e Ohrit, janë përmirësuar kuajt e vegjël në rrafshnaltën e Mokrës, të cilët janë të famshëm për qendrueshmërinë e tyre dhe në tregtinë me shtetet fqinje, janë një burim të ardhurash të konsiderueshme për Shqipërinë.

Industria e vjetër - sapuneria, rafinim i vajit, fabrikat e duhanit dhe të alkoolit - mbrohen nga shteti; kultura e drithrave dhe e verës është zhvilluar. Dhe meqenëse një vend që përparon zgjon edhe lakmi, e cila të shtyn drejt drojës e njëkohësisht drejt admirimit, Ahmet Zogu ka krijuar një ushtri dhe një xhandarmëri. Për organizimin e secilës prej tyre janë ngarkuar oficerë italianë dhe anglezë. Gjithë forcat ushtarake arrijnë afër 20 mijë vetë.
Ahmet Zogu ka bërë për vendin e vet, atë që s'e ka bërë asnjë kryetar shteti tjetër. Kanë thënë se ai s'ka bërë gjë tjetër, veçse një koloni italiane...
Çfarë gabimi! A do ta lejonte patriotizmi shqiptar këtë? Në të vërtetë Shqipëria, si të gjitha vendet në zhvillinm, i shfrytëzon pasuritë e saj nëpërmjet shqoqërive të huaja. Por këto konçesione jepen me ankand dhe nuk ka asnjë rast që të ketë fituar një shoqëri italiane në rast ofertash të barabarta.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion