|
|
Kupa e Botës është aktualisht evenimenti më i madh futbollistik i botës, i organizuar që nga viti 1930 dhe i pazhvilluar vetëm në vitet e luftës, 1942 e 1946. Brazili është e vetmja skuadër që ka luajtur në çdo kompeticion, duke e fituar 5 herë atë.
Ndonëse futbolli lindi në Angli, brazilianët janë ata që e kthyen këtë lojë në një art të vërtetë, duke fituar Botërorin në vitet 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002.
Pas tyre vjen Italia, një skuadër gjithnjë e rrezikshme në kompeticione të mëdha, duke fituar 4 Kupa Bote. Italianët triumfuan dy herë në vitet 1934, 1938, më pas arritën të fitonin në Botërorin spanjoll të vitit 1982 dhe në atë të Gjermanisë 4 vjet më parë.
Gjermania është kombëtarja që bashkë me Brazilin ka luajtur më shumë finale, nga 7 të tilla, por e ka fituar Kupën e Botës vetëm 3 herë: më 1954, 1974 dhe 1990. Me një karakter të hekurt, kombëtarja gjermane është një nga skuadrat më të forta në çdo kampionat botëror.
Kupa e Botës është fituar dy herë nga Uruguaj, në vitet 1930 dhe 1950, ndërsa po kaq trofe ka edhe Argjentina, e cila e ka ngritur Kupën e Botës më 1978 dhe 1986.
Dy skuadrat e tjera që kanë mundur të fitojnë Botërorin janë Anglia më 1966 dhe Franca më 1998.
Përsa u përket golshënuesve të Botërorit, braziliani Ronaldo mban vendin e parë, duke realizuar 15 gola, i ndjekur nga Gerd Myler me 14 dhe Zhyst Fonten me 13. Ky i fundit mban rekordin e golave në një Botëror të vetëm, duke i shënuar të 13-të më 1958.
Meksikani Antonio Karbajal dhe gjermani Lotar Mateus janë të vetmit që kanë luajtur në 5 Kupa Bote, ndërsa Mateus është ai që ka luajtur më shumë ndeshje, 25 të tilla.
Pele ndërkohë është i vetmi lojtar që ka fituar tre herë Kupën e Botës, ndërsa 20 të tjerë e kanë fituar nga 2 herë.
Sa u përket trajnerëve, Mario Zagallo i Brazilit dhe Franc Bekenbauer i Gjermanisë, janë të vemit që e kanë fituar Botërorin si lojtarë dhe trajnerë. Po ashtu, të gjithë trajnerët që kanë fituar Kupën e Botës kanë lindur në vendet e skuadrave që drejtonin.
SKEMAT E EKIPEVE
Pregatitje intensive ne kampet e skuadrave. Lojtaret te impenjuar ne maksimum, ndersa stafi teknik po nderton skemat e mundshme qe do te cojne ekipet drejt fitores se titullit. Gjate nje vizite ne kampet e disa skuadrave arritem te zbulonim skemat qe keto do te perdorin kunder kundershtareve te tyre.
Jane te studiuara deri ne detaj! Ekipet e medha si Gjermania apo Anglia kane deri diku skema te ngjashme. Po cila do te jete me efikase?!
Francezet e kane nderlikuar skemen e tyre, gje qe do t'u haje shume kohe kundershtareve per ta zberthyer. Amerikanet kane nje skeme qe i con drejt golit te sigurte, ndersa greket jane fokusuar tek kundershtari.
Brazili si gjithmone befason me skemat e tij. Pretendentja kryesore Spanja na le gjithmon dicka surprize ne skemat e saj.
Per te kuptuar me shume rreth ketyre skemave ndiqni galerine e meposhtme. Shpresojme qe keto te jene perfundimtaret dhe ekipet te mos i ndryshojne me fillimin e Boterorit.
STADIUMET
Botërori i këtij viti do të zhvillohet në 10 stadiume, që në total kanë një kapacitet prej 57 mijë personash. Afrika e Jugut ka investuar 900 milionë euro për stadiumet, ndërsa ende bie në sy se këtij vendi i është dashur të nxitojë për t’i përfunduar punimet në kohë. Stadiumi i Durbanit duket ai më luksozi, me një hark prej 300 metrash dhe një platformë të vendosur në mes, në 106 metra lartësi. Ellis Park i Johanesburgut është në pronësi të skuadrës së regbisë Golden Lions dhe ka qenë teatri i fitores historike të kombëtares afrikano-jugore ndaj Zelandës së Re në vitin 1995. Ai ka formën e një tasi, një enë që gjendet në çdo kuzhinë afrikano-jugore. Simboli i vendit ndërkohë është stadiumi “Nelson Mandela Bay” në Port Elizabeth, i cili ngjan si një lule gjigante. Botërori i këtij viti do të nisë sot dhe do të përfundojë më 11 korrik, me finalen që do të luhet sërish në Johanesburg.
ShPENZIMET E BOTERORIT
FIFA ka shpenzuar 160 milion $ për produksionin televiziv pasi parashikon që ky eveniment të shihet nga 26 miliard spektatorë në të gjithë botën.
Fillon të rrokulliset sot topi i një Botërori, që tregon se vetëm futbolli arrin të dalë nga situata e krizës. Vitet e fundit ekonomia botërore ka pësuar një rënie të dukshme, por FIFA është shndërruar në fabrikë parash. 3.5 miliard $ është shifra që Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka fituar nga sponsorët, komercializmi dhe shitja e të drejtave televizive të këtij Botërori, gati dyfishi i shumës së “Gjermani 2006”. Kur shumë vende janë në limitet e buxheteve të tyre, Josep Blater, drejtuesi i FIFA-s për 12 vjet ka vendosur të shpenzojë një shumë marramendëse për skuadrat pjesëmarrëse. 240 milion $ do t’u shpërndahet 32 përfaqësueseve, ndërkohë që supershpërblimi prej 30 milion $ do t’i shkojë vetëm skuadrës fituese. FIFA ka shpenzuar 160 milion $ për produksionin televiziv pasi parashikon që ky eveniment të shihet nga 26 miliard spektatorë në të gjithë botën. Për herë të parë, transmetimet e ndeshjeve do të xhirohen me teknologjinë 3D dhe gjithashtu për herë të parë sfidat do të transmetohen edhe nga miliona telefona celularë. Përsa i përket biletave, rreth 3 milion janë prodhuar për të gjitha ndeshjet, por FIFA ka arritur të shesë 2.5 mln. Nga këto 925 mijë bileta janë blerë nga vendasit afrikanojugorë, 119 mijë nga amerikanët, 67 654 nga anglezët, 32.269 nga gjermanët, rreth 30 mijë nga australianët, 16 mijë nga kanadezët edhe pse kombëtarja e tyre nuk është mes finalistëve dhe vetëm 3 mijë bileta kanë blerë italianët. Por a do të përfitojë Afrika e Jugut nga ky eveniment ndërkombëtar? Sigurisht që po. Kjo është një mundësi që vjen vetëm një herë dhe afrikanët e kanë shfrytëzuar në maksimum. 4.6 miliardë euro janë shpenzuar nga qeveria vendase për këtë festë të madhe sportive, por paratë që do të hyjnë në vend priten të jenë gati dy herë më shumë.Turistët që pritet të jenë 450 mijë do të sjellin 1.8 miliardë euro. Shumë para!
15 MIJE GAZETARE TE AKREDITUAR
Do të jenë gjithsej 15 mijë gazetarë të akredituar për Botërorin e futbollit në Afrikën e Jugut që do të informojnë në mbarë botën mbi turneun. Kjo u bë e ditur nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit, sipas së cilës rreth 11 mijë gjenden aktualisht në Afrikën e Jugut. Ndërkohë shifrat nuk përfshijnë reporterët e shumtë që do të ndjekin Kupën e Botës, të pa-akredituar.
Shakira e “Black Eyed Peas" çmendin Afrikën
Mijëra fansa afrikanë e jo vetëm, kanë shijuar koncertin me Shakirën e Black Eyed Peas dhe muzikantë nga e gjithë bota që morën pjesë të enjten në mbrëmje në “Fifa World Cup Kick-Off Celebration koncert” në “Orlando stadium” të Johanesburgut
|
|
|
|
|
|