Medialb.com  
Personazh: Ermal Meta: Në “Sanremo” do sjell një copë Shqipërie 19/02/2010
Ermal Meta, këngëtari 28-vjeçar që do të garojë në “Sanremo”, ne daten 29 shkurt, tregon aventurën e tij muzikore. Së bashku me djemtë e tjerë të grupit “La fame di Camilla”, ata kanë kaluar provat skualifikuese për t’u bërë pjesë e artistëve të rinj pjesëmarrës në festivalin e “Sanremo”-s. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Ermal Meta tregon rrugën drejt suksesit, si ka nisur të bëjë muzikë dhe planet për të ardhmen. Meta shprehet se disa herë ka qenë pjesë episodesh raciste, por tanimë do t'ju tregojë të gjithëve se muzika nuk njeh kufij, nuk njeh gjuhë. Muzika komunikon midis zemrash.

Kush është Ermal Meta?


Kam lindur në Fier, në vitin 1982. Kam emigruar në Itali 18 vite më parë. Jam diplomuar në lice shkencor dhe aktualisht jam student universitar për gjuhë të huaja. Studimet i kam lënë pak mënjanë 4-5 vjetët e fundit për arsye muzikore.

Kur dhe si ka lindur grupi “La fame di Camilla”?


Grupi lindi rastësisht në vitin 2000, nga një takim i papritur midis pjesëtarëve të grupit. Kemi shije artistike të përbashkëta.

Cili ka qenë suksesi juaj i parë?


Fituam një konkurs dhe morëm pjesë në një festival të rëndësishëm. Kishim vetëm 2 muaj që bënim muzikë së bashku. Në atë moment kuptova se ne ishim bërë për të krijuar muzikë bashkë.

Do të debutoni në “Sanremo”. Si e keni pritur këtë kualifikim?

Nuk kishim shumë shpresa, sepse në garë morën pjesë 998 artistë të rinj. Jemi shumë të kënaqur për këtë mundësi të rëndësishme që na është dhënë. Unë jam shumë krenar që një pjesë e vogël e Shqipërisë do të jetë në atë skenë.

Qëllimi juaj është një çmim, apo thjesht jeni të kënaqur nga pjesëmarrja?

Çmimi për ne është pjesëmarrja dhe sigurisht që do të japim maksimumin tonë për të arritur sa më lart.

Çfarë hobesh keni?

Më pëlqen sporti, kinemaja, librat. Më pëlqen të lexoj dhe të shkruaj.

Kush janë këngëtarët më të preferuar për ju?


Ka shumë grupe dhe artistë që preferoj. Radiohead, Sigur Rós, Death Cab for Cutie, Kashmir, Muse, Coldplay, Björk etj.

A do të bashkëpunonit me ndonjërin prej tyre?

Me të gjithë ata që përmenda më sipër.

Çfarë bën Ermali në kohën e lirë?

Në kohën e lirë studioj muzikë. Nuk kam shumë kohë të lirë.

Sa e ndiqni politikën shqiptare?

Aspak. Nuk jam i interesuar që ta ndjek.

A mendon Ermali të merret me politikë?


Politika është shumë larg nga muzika, për momentin preferoj muzikën.

Kush është objektivi, ëndrra juaj?

Ne ëndërrojmë të bëjmë muzikë bashkë për shumë vjet. 30 ndoshta!

A ju mungon Shqipëria? Çfarë ju mungon më shumë?

Shqipëria më mungon, më mungojnë tingujt, ngjyrat, gjuha shqipe në çdo vend.

Kush është Ermali për miqtë e tij? Po për familjen?


Për miqtë Ermali është një djalë i besuar dhe krenar. Për familjen është diçka më shumë. Për Ermalin, familja është çdo gjë.

Jeni ndier ndonjëherë viktimë e ndonjë situate raciste?


Disa herë. Por janë gjëra që i përkasin të kaluarës. Tashmë do t'u tregoj të gjithëve se muzika nuk njeh kufij, nuk njeh gjuhë. Muzika komunikon midis zemrash
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion