| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Tiranë – Kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe një herë sot në mbledhjen e qeverisë, se ky sezon turistik po shënon për herë të parë një numër vizitorësh më të lartë se popullsia vendase.
“Ky sezon turistik nuk mund të krahasohet me vitet e kaluara. Ky ishte viti ku Shqipëria ka marrë numrin më të madh të vizitorëve që shkelin këtë vend, më të madh se popullsia vendase”, deklaroi kreu i ekzekutivit shqiptar.
Berisha theksoi se rritja e numrit të pushuesve në Shqipëri vjen si pasojë e rritjes së investimeve në infrastrukturë, çmimeve të arsyeshme dhe ushqimeve të mrekullueshme që ofron vendi ynë.
Ai shtoi se resurset buxhetore pritet të pësojnë rritje nga turizmi i suksesshëm që u shënua këtë verë. Gjithashtu, kryeministri Sali Berisha vuri në dukje se vendi është duke krijuar një imazh pozitiv në botë. |
|
|
|
|
|