| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Sezoni turistik veror ka arritur kulmin në Shqipëri, ndërsa statistikat tregojnë se është rritur interesimi i emigrantëve, kosovarëve dhe i të huajve për të bërë turizëm veror në plazhet apo Alpet e Shqipërisë, por ka edhe një rritje të numrit të shqiptarëve, të cilët i kalojnë pushimet në plazhet e huaja.
Duke iu referuar statistikave të servirura dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, rezulton që në Shqipëri, për muajin tetor të kenë hyrë më shumë se një vit më parë 13.088 shtetas shqiptarë dhe 154.987 shtetas të huaj, ku përfshihen edhe kosovarët.
Të njëjtat statistika tregojnë se për dy muajt qershor-korrik kanë dalë për të kaluar pushimet jashtë Shqipërisë 73.393 shqiptarë më shumë se në vitin 2009. Burimet zyrtare të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë shprehur se janë marrë të gjitha masat, duke nisur që nga shtimi i sporteleve, tek zgjatja e orareve të punës, për të përballuar çdo fluks të mundshëm të kalimeve në pikat e kufirit. |
|
|
|
|
|