Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Festë e spektakël, nis sot Kupa e Botës në Afrikë 11/06/2010
Sporti
 SOVETO- Festa në Afrikën e Jugut për Botërorin e futbollit ka nisur që të enjten në mbrëmje me koncertin e madh të Shakirës dhe Blek Eyed Peas. Një turmë prej 30 mijë vetash e gjitha në delir ndoqi spektaklin e ofruar në stadiumin e Sovetos, ndërkohë që sot në orën 14:00 do të nisë edhe ceremonia e hapjes me 1500 artistë që do të krijojnë një spektakël madhështor. Veç Shakirës, për ceremoninë e hapjes së Botërorit do të jenë edhe këngëtari amerikan R.Kelly, xhaz-meni Hjuxh Masekela, algjeriani Khaled apo nigeriani Femi Kuti.

Një kastë e zgjedhur artistësh, e denjë për të çuar peshë shpirtin e një kombi të tërë. Spektakli do të prezantohet nga muzikanti Lebo M., i lindur në Soveto dhe producent i komedisë muzikore “Mbreti Luan”. Pas ekzibicionesh të shumta, ceremonia do të mbyllet 40 minuta përpara startit të ndeshjes së parë, asaj mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës.

Në tribunë ndërkohë pritet të jenë disa nga personalitetet më të lartë të futbollit botëror, aktorë Hollivudi apo kryetarë shtetesh, duke nisur nga Nelson Mandela. Policia ndërkohë ka marrë masa tepër të forta sigurie, duke vënë në aksion mijëra ushtarakë, helikopterë, çminues dhe videokamera mbikëqyrjeje. Në Johanesburg është përdorur çdo lloj mjeti për të evituar që kriminelë, terroristë apo huliganë të kërcënojnë startin e eventit.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion