| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Ministri i Brendshëm italian duke vlerësuar hapat e mëdhenj të Shqipërisë në përmbushje të kritereve për liberalizimin e vizave ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të tij dhe të qeverisë italiane për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë brenda këtij viti.
Gjatë takimit, ministri Basha informoi homologun italian Maroni për një sërë masash që janë marrë dhe po ndërmerren nga qeveria shqiptare në kuadër të proceseve integruese në BE. Gjithashtu, Basha, informoi se qeveria shqiptare ka miratuar strategjinë për ripranimin e të riatdhesuarve si dhe ngritjen e ngritjen dhe funksionimin e njësisë për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.
Ministri i Brendshëm Maroni u shpreh në takim se bashkëpunimi mes policive të të dy vendeve është tashmë në një nivel të shkëlqyer dhe se falë këtij bashkëpunimi nuk ka asnjë çështje problematike mes Italisë dhe Shqipërisë.
Maroni premtoi në bisedën e tij me Bashën se Ministria e Brendshme e Italisë do të japë ndihmesën e saj për trajnimin dhe shkëmbimin e përvojës për personelin policor shqiptar që angazhohet për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Dy ministrat ranë gjithashtu dakord në takim për të nënshkruar së afërmi një marrëveshje për mbrojtjen e dëshmitarëve |
|
|
|
|
|