Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Shqipëria fiton miqësoren me Andorën 03/06/2010
Sporti
 TIRANE- Kombëtarja shqiptare ka fituar miqësoren e tretë radhazi për vitin 2010, duke mposhtur minimalisht 1-0 Andorrën në “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një lojë jo shumë brilante përballë një kundërshtari që ka menduar vetëm të mbrohet, ndërkohë që gjetja e golit ka qenë vërtetë e vështirë. Është dashur minuta e 44-t e takimit, kur Hamdi Salihi, pas një krosi të gjatë të marrë nga Vangjeli e ka shtyrë topin në rrjetë. Për shkodranin ishte goli i dytë radhazi me fanelën kuqezi, pas atij të shënuar javën e shkuar në Podgoricë. Edhe pse në disavantazh, miqtë nga Andorra nuk kanë dalë shumë nga zona e tyre, kështu që Shqipëria e ka patur tepër të vështirë të gjejë golin e dytë. Pas një pjese të parë përgjithësisht me pak raste, në të dytën mundësitë për gol nuk kanë munguar, por skuadra kuqezi ka qenë konfuze përpara portës. Në pjesën e dytë trajneri Kuzhe ka hedhur në fushë të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion, duke tentuar dyfishimin e rezultatit, por pa arritur. Miqësorja me Andorrën ishte një test për kombëtaren përpara ndeshjes me Luksemburgun në shtator. Ajo ishte fitorja e tretë radhazi për vitin 2010, pas ndeshjeve me Irlandën e Veriut dhe Malin e Zi.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion