| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
|
Presidenti i Gjermanisë Horst Koehler sot e shpalli dorëheqjen e tij, duke thënë se vendimi hyn në fuqi menjëherë. Hapi i pasoi kritikat ndaj komenteve të fundit të tij lidhur me misionin e Gjermanisë në Afganistan. Pas një vizite në Afganistan, Kohler pat deklaruar se opinioni gjerman dalë nga dalë po e kupton idenë se Gjermania duhet të përgatitet për t'i përdorur forcat ushtarake jashtë vendit. Ai tha se veprimi i tillë do të ishte i paimagjinueshëm për të mbrojtur interesat gjermane, siç janë "rrugët e tregut të lirë" apo për të parandaluar jostabilitetin rajonal. Kritikët e akuzuan Kohlerin se mbështet diplomacinë e armëve |
|
|
|
|
|