Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Manastir: Tirana e Beogradi replika të ashpra rreth Kosovës 01/06/2010
Rajoni
 Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Drashko Jovanoviq, ka thënë se vendi i tij do ta kundërshtojë fuqishëm pavarësinë e Kosovës. "Serbia asnjëherë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, por me rëndësi është që Serbia të shfrytëzoj mjetet politike dhe juridike që të mbrojë sovranitetin e saj. Me rëndësi është që këtë çështje ta vendosin në tavolinë dhe të bisedojmë për të", u shpreh ministri serb. Jovanoviq i bëri këto komente në konferencën kushtuar NATO së dhe integrimit të shteteve të Evropës Juglindore, që u mbajt në qytetin e Manastirit në Maqedoni. Por, Ministri i Mbrotjes i Shqipërisë, Arben Imami tha se pavarësia e Kosovës është realitet dhe ajo duhet të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike. "Mendoj se qëndrimi ynë është i qartë, nuk ka gjasa që Kosova të mbetet jashtë integrimeve euroatlantike. Shpresojmë se kjo do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Republika e Kosovës është realitet dhe kjo duhet të merret në konsideratë. Perspektiva e këtij vendi të ri të rajonit është e lidhur me integrimin euroatlantik", deklaroi Arben Imami. Në këtë konferencë nuk ishte e ftuar Kosova.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion