Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Turqia kërkon mbledhjen e KS-së, reagon dhe Greqia 01/06/2010
Bota
 Në deklaratën e dhënë nga Ministria e Jashtme turke thuhej se "Pavarësisht arsyetimit, nuk është e mundur të pranohet një trajtim i tillë ndaj civilëve, të cilët zhvillojnë vetëm aktivitet paqësor. Izraelit do ti duhet të përballet me pasojat e kësaj sjelljeje, që përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare."

Ambasadori izraelit në Ankara, Gabi Levi, në orët e para të mëngjesit të sotëm u thirr në Ministrinë e Jashtme. Pas deklaratës, kësaj here reagimi i ashpër i Turqisë, ju përcoll edhe ambasadorit të Izraelit.

Ambasadori Levi u takua me Zv.Nënsekretarin e Ministrisë së Jashtme, Ambasadorin Ynal Çevikëz (Ünal Çeviköz), për rreth 20 minuta. Levit ju përcoll kjo komunikatë:

"Kërkojmë një raport të detajuar në lidhje me fatin e udhëtarëve që gjenden në flotiljen ndërkombëtare, ku ka nënshtetas të 33 vendeve, përfshirë edhe të Turqisë. Kërkojmë që të plagosurit të dorëzohen një orë e më parë, në mënyrë që të mund të kurohen në Turqi dhe të tregohet në lidhje me këtë temë bashkëpunimi i duhur. Po ashtu siç është shprehur edhe më parë, kërkojmë edhe që udhëtarët e tjerë nëpër anije të dërgohen sa më shpejt në vendet e tyre. Kërkojmë që kjo gjendje, e cila shkel ligjet e të drejtës ndërkombëtare, të marrë fund urgjentisht dhe që anijet, të cilat mbahen me forcë në ujërat ndërkombëtare të lihen të lira brenda kohës më të shkurtër të mundshme. Në lidhje me temën e sulmeve në fjalë rezervojmë të drejtat, të cilat burojnë nga e drejta ndërkombëtare."

Reagim i ashpër ka ardhur dhe nga Greqia, nënshtetësinë e së cilës kane 35 të ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm. Ambasadori izraelit në Athinë është thirrur për te dhëne shpjegime ndërsa u njoftua bllokimi i gjithë marrëveshjeve te bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve përfshi edhe një stërvitje ushtarake te përbashkët.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion