| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
nde nuk dihet se si do të zhvillohet protesta, por ajo që urojnë të gjithë është që të mos ketë akte dhune.
Ndërkohë, pavarësisht grevës së paralajmëruar, kryeministri Sali Berisha, ndodhet për një vizitë në Kroaci. Berisha ka udhëtuar që mbrëmjen e shkuar për në Zagreb, ku pritet të marrë pjesë në në Takimin e 19-të vjetor të BERZH (Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe në Forumin e Biznesit që do të zhvillohet atje, pjesë e këtij evenimenti.
Në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në diskutimet mbi politikat më të fundit ekonomike dhe sociale, mbi mundësitë e investimeve në vendet ku operon BERZH-i, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse.
Gjatë këtij takimi do të merren dhe vendime të rëndësishme mbi strategjitë e viteve në vijim të BERZH-it. Në këtë vizitë, Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilateral, si dhe do të marrë pjesë në takimin informal, pjesë e aktivitetit, mes 19 vendeve ndër të cilat Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia etj |
|
|
|
|
|