| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
"Vrasja e dyfishtë e ndodhur sot në një shkollë të Elbasanit ka ndodhur për motive xhelozie", bëri të ditur policia e Elbasanit. Shtetasi Endrit Llambraj ka hyrë në shkollë i armatosur dhe më pas në klasën e vajzës.
Pasi kërcënoi nxënësit e klasës të dilnin përjashta, ai qëlloi me tre plumba në drejtim të 20 vjeçares Gerta Bahja, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas këtij akti, siç tregon, "i riu është larguar me vrap, duke kundërshtuar edhe uniformat blu të cilët i bënin thirrje për t’u dorëzuar.
Shumë pranë varrezave publike, 19-të vjeçari vrau veten me një plumb në kokë". Nxënësit e vitit të IV-ët, tregojnë se 20-vjeçarja, Gerta Bahja, ishte njohur rastësisht me të riun nga Vlora, gjatë një ekskursioni.
Ai kishte tentuar të bisedonte me të dhe të njiheshin, por vajza nuk kishte pranuar dhe kishte refuzuar disa herë telefonatat e të riut". Ndërsa policia konfirmon se shkolla e mesme "Mahir Domi" ruhet 24 orë me roje, por i riu gjeti momentin e përfundimit të orës së parë të mësimit për të hyrë në shkollë si nxënës i saj |
|
|
|
|
|