Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Fule: Kriza të zgjidhet para se të përkeqësohet 11/05/2010
Vendi
 Deklaratat e tij u bënë një konference shtypi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asocimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

“Duhet të gjendet një zgjidhje përpara se situata të përkeqësohet. Kjo situatë nuk e ndihmon aspak Shqipërinë. Nuk është kjo situatë ajo që prisnim nga Shqipëria”, theksoi Fule.

Ai shtoi më tej, BE-ja nuk mund të bëhet palë me asnjërën forcë politike në Shqipëri. “Unë nuk do të interpretoja pozicionin e partive politike në Shqipëri. Për të gjithë udhëheqjen politike duhet të tregojnë maturi. Janë të gjitha mjetet dhe politikanët duhet të zgjidhin këtë krizë. Natyrisht do të kenë mbështetjen dhe durimin tonë”, u shpreh Fule. Ai shtoi se së shpejti shpresonte që të merrej një vendim për liberalizimin e vizave.

Nga ana e tij, Meta u shpreh se ka mjaft zgjidhje për këtë situatë, duke respektuar Kushtetutën. “Unë mendoj se një grevë urie është ekstreme, por gjithsesi është demokratike. Ajo bën thirrje për sensibilizim por nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet. U bëj thirrje të gjithëve për të dialoguar. Jam i sigurt që mes transparencës dhe respektimit të Kushtetutës ka shumë hapësira për të gjetur zgjidhje.”, u shpreh Meta në konferencën për shtyp me Fulen në Bruksel
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion