| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Athinë – Tre protestues grekë kanë vdekur nga përleshjet me policinë që po zhvillohen sot në Athinë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat helene, të cilat theksojnë se kjo përleshje ka ndodhur para një banke në qendër të Athinës, ku viktimat ishin të bllokuar aty dhe janë qëlluar me bomba molotov nga policia.
Ndërkohë, mijëra protestues të tjerë qëlluan me gurë dhe lëndë djegëse drejt parlamentit, ndërkohë që policia pengoi hyrjen e turmës në godinë.
Qindra mijëra qytetarë grekë po protestojnë në mbarë vendin, duke kundërshtuar masat antikrizë të ndërmarra nga qeveria e drejtuar nga Jorgos Papandreu. Mes masave ekstreme të ndërmarra nga qeveria janë reduktimi i ndjeshëm i rrogave dhe pensioneve, si edhe rritja e taksave.
|
|
|
|
|
|