| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Në takimin gati 60 minuta ishin të pranishëm kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, Erion Veliaj i G99 si dhe përfaqësues të grupimit të qendrës, Spartak Ngjela e Prec Zogaj .
“Nesër nis protesta e madhe. Rritja e kostos së jetesës i ka rrënjët në kutitë e mbyllura. Protesta nuk do ndalet por do të kërkojë rikthimin e një të drejtë qe nuk mund të shitet as falet që është ajo për të votuar lirisht dhe për ta parë atë.”- deklaroi Rama pas takimit.
“Protestat do të jenë pa mbarim” deklaroi Spartak Ngjela duke shtuar se protestuesit do të qëndrojnë në shesh dhe mesditën e 1 majit që kryeministri Berisha ka planifikuar një miting festiv.
“Berisha bashkohet me Korenë e Veriut, Vjetnamin, Kinën e Veriut e Kubën të cilët festojnë 1 majin. Protesta jonë do përfundojë kur qeveria të dorëzojë bahtacillëkun që ka bërë me zgjedhjet. Kush është me të ardhmen do vijë në shesh. Kush është me të kaluarën të festojë”- tha Ngjela. |
|
|
|
|
|