| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Agjencia ndërkombëtare huadhënëse me seli në Uashington mendon se shtetet me ekonomi në zhvillim si Brazili, Kina dhe India, do të ndihmojnë në rigjallërimin e ekonomisë globale.
Në raportin më të fundit për parashikimin e ekonomisë botërore, FMN-ja pret një rritje ekonomike prej 4,2 për qind këtë vit. Parashikimi për rritjen në vitin 2011 mbetet 4,3 për qind, i pandryshuar nga ai i janarit.
Mes ekonomive të përparuara, SHBA pritet t’ja kalojë Evropës dhe Japonisë, por do të mbetet pas Kinës dhe vendeve të tjera në zhvillim. Kina pritet të shënojë një rritje me 10 për qind këtë vit, India 8,8 për qind. Ndërsa ekonomia amerikane parashikohet të rritet me 3,1 për qind. FMN-ja thotë se rritja ekonomike për 16 vende evropiane që përdorin EURON, do të jetë 1 për qind në vitin 2012.
Drejtori i FMN-së Olivier Blanchard thotë se ekonomia botërore ndodhet në një faze të rëndësishme në përpjekjet e veta të rimëkëmbjes nga kriza globale financiare. "Depresioni global është shmangur. Ekonomia botërore po e merr veten më mire nga sa mendohej. Ky sigurisht, që është një lajm i mirë".
|
|
|
|
|
|