Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Operacion i gjerë antidrogë në Tiranë, 5 në pranga 23/04/2010
Kronike
 Tiranë – Një operacion i gjerë antidrogë ka nisur në Tiranë, duke sekuestruar më shumë se 100 kilogramë drogë ndërkohë që operacioni vazhdon.
Deri më tani, të paktën 5 persona kanë rënë në pranga, ndërkohë që priten të arrestohet edhe të tjerë.

“Ky operacion u realizua me sukses pas një hetimi 2 mujor investigimi dhe ndjekjeje, i cili ishte i një rrezikshmërie të lartë për forcat e policisë, pasi poseduesit e kësaj lënde ishin persona me rrezikshmëri të lartë dhe terreni shumë i vështirë”, njoftoi Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Në pranga ranë shtetasit Gëzim Kadri Pirra, 28 vjeç, lindur e banues në Mans Durrës, i dënuar më parë për “Tentativë vrasje”, Leonard Vrenoz Zhana, 31 vjeç, lindur e banues në Mans Durrës, Shkëlqim Taf Kuqi, 34 vjeç, lindur e banues në Mafsheq Krujë, Kujtim Musa Lloti, 40 vjeç, lindur e banues në Krujë dhe Kujtim Asllan Kuqi, 37 vjeç, lindur e banues në Mafsheq Krujë.

Lënda narkotike ishte e destinuar për trafikim tregun e ndërkombëtar, lëndë e cila u sekuestrua në karrocerinë e automjetit tip Fuoristradë Nissan më targë La 9344 A. Në cilësinë e provës materiale, shtetasve të mësipërm ju sekuestrua sasia prej 100 kg cannabis, si dhe dy automjete tip Fuoristrad Nissan dhe Wolsvagen me targë La 9305 A si dhe 15 cope celular.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion