| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Me sa duket, për Shqipërinë ngritja e këtij komiteti është paksa e vonuar, pasi zakonisht ai ngrihet pasi hynë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, fazë të cilën Shqipëria e ka kaluar.
"Si rezultat i hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, një komitet i përbërë nga anëtarë të shtëpisë sonë dhe parlamentit shqiptar duhet të formohet. Një grup i tillë pune mund të diferencohet në të ardhmen e afërt në një delegacion të posaçëm. Fjala "mund" nënkupton mesin e legjislaturës, kur strukturat e parlamentit riorganizohen", u shpreh, Eduard Kukan, kreu i Delegacionit të PE-së për Ballkanin.
Takimi i parë me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbahet më 3 dhe 4 Maj, pra muajin e ardhshëm. Aktualisht, Shqipëria përfaqësohet nga nënkomiteti pjesë e Delegacionit Europarlamentar për Ballkanin. |
|
|
|
|
|