Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Takimi Obama-Lama, acarohet Pekini 19/02/2010
Bota
Pekini zyrtar shton se përket Uashingtonit të përmirësojë marrëdhëniet mes fuqive globale ekonomike, ndërkohë që nuk përmendi kërcënimet për hakmarrje.

Obama zhvilloi dje një takim të nivelit të ulët në Shtëpinë e Bardhë me Dalai Lamën, liderin në ekzil të Tibetit, në kohën e një tensioni të madh me Pekinin për çështjen e shitjeve të armëve Tajvanit, për politikat aktuale të Kinës, për mosmarrëveshjet tregtare si edhe për çështjen e censurimit të internetit.

"Veprimi amerikan përbën ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Kinës, ka goditur ndjenjat e popullit kinez dhe ka dëmtuar marrëdhëniet kino-amerikane. SHBA duhet të ndërmarrë hapa efektive për eliminimin e këtyre pasojave'', tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Ma Zhaoxu.

Ndërkohë, autoritet kineze kanë thirrur ambasadorin amerikan në Pekin për t’i shprehur një protestë zyrtare pas takimit mes presidentit amerikan, Barak Obama dhe Dalai Lamës, shefi shpirtëror i budistëve tibetian.
"Zëvendësministri kinez i Punëve të Jashtme, Cui Tiankai thirri ambasadorin e SHBA-së në Kinë, Jon Huntsman dhe i paraqiti një protestë zyrtare për sa i përket takimit mes presidentin amerikan, Barak Obama dhe Dalai Lamës'', konfirmoi agjencia kineze e lajmeve Hsinhua.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion