Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Sheshi Skenderbej, Berisha: Trajtim me seriozitet! Rama: Bashkëpunim 21/04/2010
Vendi
 "Projekti i ri rrezikon të zhysë në një kaos total qarkullimin e trafikut në Tiranë. Eksperimenti i parë që bëri Rama sot krijoi një bllokim të përgjithshëm për lëvizjen e njerëzve",tha Berisha. Sipas tij, nuk është e nevojshme që të ngrihet një shesh me piramidë, pasi një që është sipas Berishës, duhet të shembet.

Ai gjithashtu tha qeveria e Kuvajtit ka shtuar fondet për këtë shesh. “Qeveria e Kuvajtit dyfishoi fondin. Fondi për sheshin tani ka shkuar në 10 milionë euro, ndaj them se sheshi duhet të trajtohet me seriozitet. Qeveria e Kuvajtit ka dhënë 10 milion dollarë për ndërtimin e sheshit. Ka të paktën dy vjet që paratë janë disponibël. Nuk mund ta bëjmë mollë sherri sheshin. Sheshin duhet ta shohim në mënyrë shumë të vecantë dhe se për sheshin nuk kursejmë”, tha Berisha para ministrave. Kryeministri kërkoi gjithashtu zbatimin e të gjitha vërejtjeve të Institutit të Monumenteve dhe Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

"Nuk ka asnjë tendencë për të bllokuar ndërtimin e sheshit, por përcaktimet e Institutit janë të detyrueshme për Bashkinë dhe qeverinë. Sheshi me vendimin e z.Rama është shpallur ansambël i trashëgimnisë kulturore dhe në çdo vend të botës, zëri kryesor është ai i Institutit të Monumenteve", tha Kryeministri Berisha. Instituti, sipas tij "ka përcaktuar shumë drejtë se sheshi nuk mund të bëhet piramidë dhe ka sugjeruar një pjerrësi që lejon rrjedhjen e ujërave dhe respekton identitetin".

Kryeministri kërkoi që projekti i sheshit "Skënderbej" të diskutohet me qytetarët, analistët dhe përfaqësues të qarqeve akademike dhe kjo sipas tij gjeti mbështetjen edhe të arkitektëve. Berisha kundërshtoi dhe pretendimin për largimin nga ky shesh të monumentit të Skënderbeut. "Nuk më duket e drejtë që ne të heqim nga sheshi qendror, monumentin e heroit kombëtar Skënderbeu, që është realiteti më i madh historik dhe shpirtëtor i shqiptarëve. Ne po lobojmë në kryeqytetet e botës për të vendosur shtatoren e tij dhe tani po tentojmë ta nxjerrim në hije në Tiranë", tha Kryeministri Berisha.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion