| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Operacioni i koduar “Terreni i Vështirë”, u finalizua edhe me arrestimin e katër shtetasve. Në pranga ranë shtetasit Zeqir Mehmet Karaj, 46-vjeç, lindur e banues në Mafsheq të rrethit Krujë, Kujtim Sadik Murati, 19-vjeç, lindur e banues në Kamëz Tiranë, Idajet Zeqir Karaj, 20-vjeç, lindur e banues në të Mafsheq rrethit Krujë dhe Meslim Fadil Karaj, 19-vjeç, lindur e banues në Mafsheq te rrethit Krujë,Këto shtetas u kapën mbrëmë në vendin e quajtur Zall Herr, pranë Urës së Bovillës, ku pas një kontrolli të ushtruar në automjetin tip Fuoristrad Nissan u sekuestrua sasia prej 25 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
Prejardhja e lëndës narkotike, vinte nga qyteti i Krujës me destinacion tregun e shitjes në Kamëz e Tiranë. Për të ushtruar këtë aktivitet kriminal, shtetasit të së njëjtës familje, Zeqir, Idajet dhe Meslim Karaj, ja sillnin nga Kruja shtetasit Kujtim Murati për në Kamëz Tiranë.
Shtetasit e lartpërmendur për të mbërritur në Kamëz e Tiranë, me synim për t’ju shmangur shërbimeve të policisë, kalonin në një terren të vështirë buzë malit përmes fshatrave Noj, Bruz, Curril deri në Urën e Bovillës, ku dhe u kapën në flagrancë. Në cilësinë e provës materiale, shtetasve të mësipërm ju sekuestrua sasia prej 25 kg cannabis, një peshore e cila shërbente për peshimin e lëndës narkotike si dhe automjeti tip Fuoristrad Nissan. |
|
|
|
|
|