| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Sipas vendimit, marrëveshja ka mangësi të theksuara në përmbajtje si dhe bie ndesh me konventat për ujërat detare. Sipas vendimit, ishujt nuk janë marrë parasysh.
Gjithashtu, Presidenti nuk ka dhënë plotfuqishmëri. Partia Socialiste ankimoi pranë Gjykatës Kushtetuese marrëveshjen në fjalë me: “Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Në datën 26 Nëntor të vitit të shkuar, Kushtetuesja vendosi të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend të paktit detar me Greqinë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator të vitit 2009, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor. Më vonë, marrëveshja u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga disa parti të majta, por vetëm kërkesa e Partisë Socialiste u pranua |
|
|
|
|
|