Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Tadiç në Preshevë: Të ngrihet Këshilli Kombëtar Shqiptar 09/04/2010
Rajoni
 ''Dëshiroj t'i inkurajoj shqiptarët tanë për të marrë pjesë në institucionet e tyre kombëtare në Serbi, për shkak se kjo (Serbia) është vendi dhe shtëpia e tyre'', ka thënë Presidenti Tadiç, gjatë bisedës së sipërpërmendur.

Gjithashtu, Tadiç premtoi qe përveç Fakultetit te Medvegjës te hapet Fakulteti i gjuhës shqipe edhe ne Presheve dhe Bujanovc. Në këtë mënyrë, Presidenti Tadiç përçon në Luginën e Preshevës të njëjtin mesazh që coi atje edhe z. Meta për shqiptarët e Serbisë, që një perspektivë e re po hapet edhe për Luginën e Preshevës, ashtu siç u hap për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.

Mediat serbe shkruajnë se në kuadër të një vizite në qytetin e Medvegjës, Tadic, është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me studentë të Fakultetit Ekonomik dhe atij Juridik në këtë qytet (Degë e Universitetit të Nishit), si dhe ka marrë pjesë në hapjen e minierës së arit, plumbit dhe të zinkut, në vendin e quajtur ''Lece'', në afërsi të Medvegjës. Te pranishem ishin edhe studente shqiptare. Kjo vizite ndodh ndërkohë qe Zv.

Sekretari i Shtetit te SHBA Steinberg ndodhet ne Beograd. Gjithashtu, gjatë takimit me komunitetin shqiptar që jeton atje, Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi se ishte i shqetësuar për diferencat e mëdha ekonomike ndërmjet veriut dhe jugut të vendit. Tadiç mori pjesë edhe në nisjen e punimeve të një miniere të re zinku në Medvegjë, ku ai u shpreh se Serbia jugore ka potencialin për të zhvilluar nëse do të investohet në sektorin e minierave.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion