Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Baleti “Carmen” në Teatrin e Operës 08/04/2010
Kultura
Me muzikë të Bizet, Massenet, Charprier dhe Albeniz, pjesa do të vijë nën interpretimin e balerinëve shqiptarë së bashku me solistët e “Balleto del Sud”. Carmen do të interpretohet nga Enada Hoxha, për të cilën ky balet nuk është i panjohur, ndërsa të tjerë personazhe vijnë nga Gerd Vaso, Dion Gjinika, Rovena Shqevi, Evis Nallbani etj.

Skenografia realizohet nga Francesco Palma, ndërsa dirigjimi i është besuar Francesco Libetta-s. I frymëzuar nga tregimi i Prosper Merimee, “Carmen” është një histori dashurie, por edhe krimesh. Në një fabrikë cigaresh, Carmen përleshet me një tjetër grua. Për t’i ndarë thërrasin Don Jose, i cili dashurohet menjëherë pas saj.

I verbuar nga ndjenjat ai e ndjek pas Carmen, e cila duke përfituar nga ndjenjat e tij e shtyn të bëjë një krim. Ndërsa përpiqet të arratiset me të dashurin, Don Jose i pret rrugën dhe e vret me të njëjtën thikë me të cilën kishte kryer krimin e mëparshëm.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion