| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Ngjarja e rëndë u evitua brenda pak minutash nga policia që me anë të një negociatori dhe RENEA-s të bindte personin që u identifikua si shtetasi Ferik Haxhiaj, banor i qytetit te Durresit të largohej nga buza e tarracës së pallatit 6 katësh. Dyshohet se personi në momentin që tentoi të kryente aktin, ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike per shkak te nje ceshtje te pazgjidhur te pronave. Nga marrja në pyetje e Haxhiaj, mësohet se ai ka kërkuar më shumë se një herë kompensim për tokën, porse kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër.
Pas përfundimit të aksionit të shpëtimit, babai është shoqëruar nga polciia dhe dyshohet se do të vizitohet nga psikologë pasi dyshohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërkaq drejt fëmijëve menjëherë u dërgua një psikolog për te mitur, për të cilët policia konfirmon se janë tronditur nga ngjarja
Dyshohet se ngjitja në tarracën e pallatit dhe kërcënimi se do të hidhej së bashku me 3 fëmijët, ka qënë një mënyre për ti tërhequr vëmendjen Ministrisë së Drejtësisë për cështjen e pazgjidhur të pronësisë |
|
|
|
|
|