| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
TIRANE-Shuhet Leka Zogu i Parë. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë dje paradite në moshën 72-vjeçare ne spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditesh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë. Lajmi u konfirmua per mediat nga burime spitalore.
Rreth 2 ore pas vdekjes, zëdhënësi i Familjes Mbretërore konfirmoi se Leka Zogu ndërroi jetë ne ora 08:45 minuta në repartin e Neurologjisë. Përfaqësuesi i Oborrit Mbretëror, Sulejman Gjana deklaroi se Leka Zogu mjekohej nga vuajtje multisistemike, ku mbizotëronte vuajtja e zemrës dhe e mushkërive. Familja mbretërore përgëzon stafin e spitalit për punën e bërë ndaj gjendjes shëndetësore të pretendentit për fronin mbretëror si dhe ngushëlloi popullin shqiptar për humbjen e tij.
“Sot, dt 30 nentor, në orën 08:45 në klinikën e neurologjisë ka pushuar zemra e naltmadhënisë Leka Zogu I. Naltmadhënia pushoi së marri frymë nga vuajtja e zemrës dhe mushkrive. Të premten, 25 Nëntor pësoi arrest kardiak dhe funksioni i zemrës ishte i pamjaftueshëm për të mbajtur në punë organet jetësore. Prej disa ditesh mbreti jetonte nepermjet intubimimit. Falenderojmë mjekët për shërbimin e specializuar. Familja mbretërore ngushëllon popullin shqiptar për humbjen e mbretit legjitim”.
|
|
|
|
|
|