| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Një pershkatër i zonës, dëshmitar i ngjarjes ka sinjalizuar policinë greke se ka parë 3 persona, të cilët tranportonin 9 canta. Ndërkohë policia greke është venë menjëherë në ndjekje të trafikantëve.
Gjatë përleshjes së policisë dhe trafikantëve sipas burimeve nga vendngjarja ka pasur shkëmbim zjarri që ka zgjatur rreth 15 minuta, ndërkohë që tre trafikantët janë larguar në drejtim të Shqipërisë, duke lenë në vendin e ngjarjes cantat.
Policia bën me dije se ka gjetur dhe sekuestruar 337 kg drogë e tipit kanabis sativa si dhe gëzhoja armësh tip kallashnikov, ndërkohë është vënë në ndjekje të trafikantëve, duke kërkuar ndihmën edhe të forcave policore të territorit shqiptar.
Droga mendohet se kishte si destinacion Greqinë, ndërkohë ende nuk bëhet e ditur nëse trafikantët janë shqiptar apo të huaj, që sipas policisë greke pretendohet se ato janë shqiptar. Policia shqiptare njëkohësisht ka nisur hetimet me homologët grek për të zbardhur ngjarjen dhe identitetin e trafikantëve. |
|
|
|
|
|