Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Pasuritë, 188 zyrtarë në hetim 21/04/2011
Vendi
 Pak përpara hedhjes së shortit ambasadori OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth nenvizoi se tha se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri është një prej prioriteteve të prezencës së OSBE-së.

“Nga disa raporte përfshi atë më të fundit nga Komsioni Europian të gjithë ne e dimë që korrupsioni mbetet një problem dominues, në shumë sektorë pavaresisht paraqitjes së një sërë masash nga qeveria. Zgjedhjet mundësojnë që votuesit të ngrihen kundra korrupsionit duke treguar zeëro tolerancë. Në këtë kontekst do të ftoja qytetarët në të gjithë vendin, të heqin dorë nga tradita shqiptare e pasjes së një besnikërie të verbër ndaj partive.
Në vend të kësaj, përdorni 8 majin, si një mundësi për të hedhur votën tuaj për kandidatët lokalë që të demonstrojnë një angazhim të fortë të transparencës dhe të parimeve të tjera të Qeverisjes së Mirë”, u shpreh Wollfarth.

Prej zgjedhjes rastësore përmes kompjutetit nga lista e 4,692 zyrtarëve që kanë deklaruar pasuritë janë përzgjedhur ata të cilët duhet t’i kalojnë pasuritë e deklaruara në sitën e ILDKP-së.

Numri më i madh i të përzgjedhurve nga shorti ishin nga Drejtoria e Tatimeve, Doganave, me 44 persona prokuroria 14 dhe gjykatat 22 persona.Shorti nuk prodhoi emra, në rang ministrash, apo udhëheqësish të partive, por vetëm ato të deputeteve Edi Paloka, Luan Skuqi dhe Aldo Bumci nga Partia Demokratike, si dhe Qemal Minxhozi, Ermonela Felaj, Gjokë Jaku dhe Tom Doshi nga Partia Socialiste.

Dëshira Subashi anëtare e KQZ-së, Gjergj Bojaxhi ish-drejtor i Inspektoriatit të Ndërtimeve dhe KESH-it dhe Lindita Nikolla kandidate për minibashkinë nr 1në Tiranë. Nje emer qe bie ne sy eshte edhe ai i Shemsi Premcit komandantit focave të ndërhyrjes së shpejtë, i bere i njohur se fundi pas pas konfliktit me zëvendësministrin e Rendit Avenir Peka gjate incidenteve te fushates ne Bathore.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion