Medialb.com  
Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | 
Aksioni i droges, te tjere shqiptare ne prangat e policise italiane 23/02/2010
Analize
Të tjerë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës
Mediat vendase njoftojnë se shqiptarët ishin bashkëpunëtor të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita” dhe trafikantët marokenë.

Përveç shqiptarëve, mes të arrestuarve ka edhe marokenë, shtetas të tjerë nga vendet e Ballkanit. Prokuroria në Trento kishte lëshuar 57 urdhra arresti për trafikantët dhe shpërndarësit e drogës. Trembëdhjetë persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa urdhër-arreste ndërkombëtare për të njëjtin rrjet janë lëshuar dhe në Francë, Spanjë e Belgjikë.

Droga merrej nga vende të ndryshme si nga Maroku, Ballkani dhe nga Holanda, ndërkohë që shpërndahej në qytete të ndryshme të Italisë. Kështu janë sekuestruar 7 kuintalë hashash, 15 kilogramë heroinë dhe monstra të shumta kokaine. Sipas ANSA, rrjeti kishte lidhje të forta edhe me organizatën narko-trafikante “Magrebinja”, me “rrënjë” në Lombardi dhe nën “urdhrat” e kapos maroken Abderrahim Benkhadda.
Lajmet e fundit
Vendi -  Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Kronike -  Kufiri me Greqine, trafikantët shkëmbejnë zjarr me policinë

Shendeti -  Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë kopshti

Politike -  Rama mbledh sot tryezën e aleatëve

Analize -  Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman

Kronike -  Zjarr në një fabrikë dyshekësh në Krujë, plagosen 3 vete

Rajoni -  Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

Vendi -  TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË

Kronike -  Vlorë, atentat me tritol, vdes gjyqtari Skerdilajd Konomi

Vendi -  Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Botime Dudaj
Signa Rama Dudaj Group Dudaj Konstruksion