| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Në pjesën e dytë të raportit shkruhet për këtë temë, duke nënvizuar se zyrtarët e bashkisë nuk vepruan për kërkesën e këtij komuniteti.
“Komuniteti Musliman Shqiptar vazhdoi të kërkonte leje për ndërtimin për një xhami të re në një tokë të kthyer të kësaj bashkësie, nëpërmjet procesit të kompensimit të pronave. Në fund të periudhës së raportimit, zyrtarë e Bashkisë së Tiranës nuk kanë vepruar për këtë kërkesë”, thuhet në raport.
Prej vitesh, KMSH-ja kërkon një leje nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar një xhami të madhe në Tiranë, për shkak se praktikantët e kësaj feje kryej ritet e tyre në rrugë gjatë të premteve. Për këtë arsye, është shtruar domosdoshmëria për ndërtimin e një xhamie të madhe.
Megjithëse, kryetari aktual i bashkisë, është në mandatin e tij të tretë, ai premtoi vetëm pak ditë më parë se do të jepet leja për ndërtimin e kësaj xhamie. Kjo shkaktoi debate në politikë, pasi maxhoranca e akuzoi atë se bën një premtim të tillë për shkaqe elektorale. |
|
|
|
|
|