| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar datën 8 maj të 2011-ës për mbajtjen e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Caktimi i datës së zgjedhjeve vjen në një kohë kur dy forcat kryesore politike nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar kodin elektoral.
Ps e ka kushtëzuar fillimin e punës për reformën zgjedhore me hetimin e zgjedhjeve të 2009-ës, ndërsa PD nga ana e saj nuk toleron për kutitë e votimit. Ndërkohë që nëpërmjet një letre kreu i grupit parlamentar të demokrateve Astrit Patozi dërguar kreut të grupit parlamentar të socialisteve i ka kërkuar që për kutitë si ato të materialeve zgjedhore ashtu edhe të ato të votimit t’i drejtohen komisionit të Venecias.
Zgjedhjet e fundit vendore u mbajten në shkurt të vitit 2007 , pas negociatash të ashpra dhe të gjata mes dy forcave kryesore politike, PD dhe PS nën kujdesin e ish- Presidentit alfred Moisiu. Në situatën e përgjithshme shumë nga bastionet e PS- së ranë në zgjedhjet e kaluara vendore si Gramshi, Tepelena, Delvina, Patosi, Permeti, Kelcyra, Saranda dhe Konispoli, megjithatë socialistët ruajtën dominancën në qytetet e mëdha si Tirana, Durresi, Gjirokastra, Korca, Vlora, Elbasani Lezha. |
|
|
|
|
|