| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Hagë - Gjykata për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi i përgënjeshtron njoftimet e disa mediave se kanë filluar hetime kundër ish kryeprokurores Karla Del Ponte dhe dy prokurorëve të tjerë, për shkak se gjoja ka bërë presione ndaj disa dëshmitarëve. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se këshilli gjyqësor ka kërkuar të emërohet një bashkëpunëtor i gjykatës, i cili do t'i hetojë frikësimet dhe presionet e mundshme nga hetuesit e prokurorisë dhe t'i hetojë teknikat me të cilat ata janë shërbyer ata për t'i siguruar dëshmitë fillestare me shkrim nga dëshmitarët. Karla Del Ponte, e cila aktualisht është ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, u largua nga detyra e kryeprokurorës së Tribunalit të hagës, në vitin 2007.
|
|
|
|
|
|