| | Rajoni | Bota | Vendi | Shendeti | Kultura | Sporti | Kronike | Politike | Analize | |
|
|
Në këtë rast artisti e ka përdorur muzikën e “Beatles” si simbol i shpresës dhe ndryshimit, duke ia kundërvënë cinizmit dhe konformizmit të viteve gri në të cilët na takon të jetojmë. Kjo është një pikënisje nga mund “të lexohet” kjo ekspozitë. Artan Shabani vjen me këtë ekspozitë personale pas dy ngjarjeve të rëndësishme në artin pamor, siç janë pjesëmarrja në Bienalen e Venecias dhe atë të Pragës.
Projekti i menduar nga Shabani për galerinë “Alexander Alvarez” vërtitet rreth një filli të dyfishtë kujtese: vështirësitë dhe risqet e diktaturës dhe ndjenjës së ëmbël të shpresës, e cila vjen metaforikisht përmes një revokimi simbolik të muzikës së “Beatles”, me të cilët Shabani ndjehet i lidhur përmes rrënjëve të proletariatit. Në këtë revokim që piktori i bën muzikës së “Beatles”, gjen deri diku njëfarë nostalgjie për një epokë shumë të vështirë, por të mbushur plot me dëshirë dhe shpresë për ndryshim. Është pikërisht kjo përpjekje për liri kulturore që shfaqej në Shqipëri në kohët e fillimit të “Beatles”.
Në 1958 krijohet bërthama e parë e atyre që më vonë do të njiheshin si “Beatles”. Atëkohë quheshin ende “Quarrymen” dhe provonin një muzikë me bazë në xhazin tradicional dhe ritmet blues. Në po të njëjtat vite në Shqipëri ndjehej në ajër era e lirisë kulturore, të cilën shumë prej intelektualëve do ta shlyenin me burgime. Për këtë ekspozitë Shabani ka punuar me tekste të ndryshme në gjuhën gjermane dhe shqiptare, duke përdorur imazhe nga “Ditët e Hamburgut”, duke evokuar sensin romantik të viteve ‘60. Në fakt ka qenë pikërisht në Hamburg një gjermane e quajtur Astrid Kirchher, që do të shpikte look-un e “Beatles”, të cilët do të mbeten me muzikën e tyre në histori. “Beatles” në këtë revokim mbartin një farë rebelizmi, po jo nga ai militant, por paqësor dhe të guximshëm. Një ndjenjë që artisti e sheh të munguar në hapësirën artistike të ditëve të sotme.
Marre nga Gazeta Shqip |
|
|
|
|
|